
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja Nr. 5/2018 JR, datë 11.06.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Besim Trezhnjeva kundër Vendimit nr. 14 datë 13.04.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit z. Besim Trezhnjeva.
Sot, në datën 13.06.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relator: Luan Daci
Anëtarë: Ina Rama, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo