Sot, më datë 09.11.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e anëtarit të trupit gjykues, gjyqtarit Sokol Çomo, në çështjen (JR) nr. 22/2018, datë 19.10.2018 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Admir Thanza kundër vendimit nr. 40 datë 17.07.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit. Pas hedhjes së këtij shorti, gjyqtari Sokol Çomo është zëvendësuar nga gjyqtari Luan Daci.

Kërkesa e subjektit të rivlerësimit Admir Thanza, për përjashtimin e gjyqtarit Sokol Çomo është pranuar me shumicë votash me vendimin nr.22/6, datë 06.11.2018, nga trupi gjykues i përbërë nga: Albana Shtylla (kryesuese), Ardian Hajdari, Luan Daci, Natasha Mulaj dhe Rezarta Schuetz, anëtarë.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 22/2018, datë 19.10.2018, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues: Rezarta Schuetz

Relator:   Ardian Hajdari

Anëtarë: Ina Rama, Luan Daci, Natasha Mulaj