Sot, më datë 26.04.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 3/2020, datë 14.01.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër kundër vendimit nr. 200, datë 16.10.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Besim Hajdarmataj.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Luan Daci është zëvendësuar nga gjyqtarja Albana Shtylla.

Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 3/2020, datë 14.01.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:    Rezarta Schuetz

Relator:        Ardian Hajdari          

Anëtarë:         Ina Rama, Albana Shtylla, Sokol Çomo