Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 30.04.2021, është paraqitur nga ankuesi Bujar Memia, çështja JD nr.3/2021 me subjekt të interesuar: Inspektoriatin e Lartë të Drejtësisë, me objekt Shfuqizimi i vendimit nr. 81, datë 31 mars 2021 “Për caktimin e masës disiplinore ndaj prokurorit Bujar Memia”, të Këshillit të Lartë të Prokurorisë”.

Në datën 05.05.2021 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtar: Ardian Hajdari

Gjyqtare: Rezarta Schuetz

Relatore e çështjes: Natasha Mulaj