Njoftim

Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 23/2021, datë 10.05.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Aleks Nikolli kundër vendimit nr. 290, datë 10.08.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 17.05.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:    Albana Shtylla

Relatore:      Natasha Mulaj

Anëtarë:       Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo