Ditën e mërkurë, më datë 07.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.12/2021 datë 03.03.2021 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sokol Ngresi.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relator: Ina Rama
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.