Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.33/2018, datë 12.11.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 58, datë 01.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Besnik Muçi.

Sot, në datën 15.11.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Sokol Çomo

Relator : Ardian Hajdari

Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Natasha Mulaj