Ditën e mërkurë, më datë 21.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.60/2020 datë 18.12.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 316, datë 17.11.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ibrahim Hoxha.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Natasha Mulaj

Relatore: Ina Rama

Anëtarë:  Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.