Ditën e martë, më datë 28.09.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.47/2019 datë 03.10.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gurali Brahimllari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 166, datë 21.06.2019.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Sokol Çomo

Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.