Më datë 01.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 8/2020, datë 07.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni kundër vendimit nr.214, datë 22.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr.14, datë 24.07.2020 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 8/2020, datë 07.02.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Ina Rama, Natasha Mulaj, Sokol Çomo