Ditën e enjte, më datë 29.07.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.56/2019 datë 07.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ardian Ylli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 182, datë 18.07.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë