Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 40/2021, datë 23.07.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 393, datë 03.06.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Gerd Hoxha.
Sot, në datën 28.07.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Ina Rama