Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 16 nëntor 2018, seancën gjyqësore publike të radhës për çështjen (JR) nr.9/2018, datë 19.07.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr.22, datë 07.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Edmond Islamaj.
Në funksion të shqyrtimit të ankimit, Kolegji i Posaçëm i Apelimit vendosi të hetojë disa fakte juridike të rëndësishme për çështjen, duke kërkuar informacion dhe dokumentacion nga institucionet shtetërore kompetente.
Trupi gjykues vendosi të shtyjë seancën gjyqësore më datë 11.12.2018, ora 11.30.
Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.