
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 47/2021, datë 23.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Anila Galanxhi (Pappa) kundër vendimit nr. 421, datë 13.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 07.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Albana Shtylla.