
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 48/2021, datë 30.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Alma Hicka kundër vendimit nr. 364, datë 02.04.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 07.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Ardian Hajdari
Anëtarë: Sokol Çomo, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz.