Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 49/2021, datë 31.08.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Avni Kraja kundër vendimit nr. 386, datë 18.05.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 07.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese:  Albana Shtylla

Relatore: Ina Rama

Anëtarë:  Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz