
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 50/2021, datë 01.09.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Genci Qana kundër vendimit nr. 362, datë 31.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 08.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Ina Rama