Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 13.09.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 60/2020, datë 18.12.2020, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 316, datë 17.11.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Ibrahim Hoxha.
Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, relatorja e çështjes bëri me dije se për arsye shëndetësore, kryesuesja e seancës e kishte të pamundur prezencën në seancën e sotme gjyqësore.
Në këto kushte, për shkak të pamundësisë për të formuar trupën gjykuese, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 04 tetor 2021, në orën 10:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.