Ditën e enjte, më datë 30.09.2021, ora 10:00, do të gjykohet në seancë gjyqësore publike çështja (JR) nr.53/2020 datë 24.11.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 286, datë 04.08.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Genti Shala.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Ina Rama

Anëtarë:  Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.