Më datë 13.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtares Natasha Mulaj, e caktuar anëtare në çështjen (JR) nr. 8/2020, datë 07.02.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Arben Vrioni kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 214, datë 22.11.2019.

Zëvendësimi i gjyqtares Natasha Mulaj është bërë për shkak të pamundësisë së saj për arsye objektive.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtares anëtare, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 8/2020, datë 07.02.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:      Rezarta Schuetz

Relator:          Ardian Hajdari

Anëtarë:         Ina Rama, Albana Shtylla, Sokol Çomo