Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 51/2021, datë 08.09.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Olsi Xhavella kundër vendimit nr. 357, datë 18.03.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Sot, në datën 14.09.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë:  Sokol Çomo, Ardian Hajdari, Ina Rama