Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 21.09.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 12/2021, datë 03.03.2021, që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr. 324, datë 11.12.2020, të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Sokol Ngresi.

Në mungesë të njërës prej gjyqtareve për arsye objektive shëndetësore dhe për shkak të mosformimit të trupit gjykues, kryesuesja bëri me dije se seanca gjyqësore do të shtyhet për në datën 01.10.2021, ora 10:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.