Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 28.09.2021, ora 10:00, seancën në dhomë këshillimi të çështjes (JR) nr. 47/2019, datë 03.10.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Gurali Brahimllari kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 166, datë 21.06.2019.

Relatorja e çështjes bëri me dije se për motive shëndetësore, kryesuesja e seancës e kishte të pamundur prezencën në seancën e sotme gjyqësore.

Në këto kushte, për shkak të pamundësisë për të formuar trupën gjykuese, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 11 tetor 2021, në orën 10:00.

Seanca në dhome këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.