Ditën e mërkurë më datë 12.12.2018, ora 10:00, do të gjykohet në seancë publike çështja (JR) nr.10/2018, datë 31.07.2018 që i përket ankimit të paraqitur nga Komisioneri Publik kundër vendimit nr. 24, datë 13.06.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Bashkim Dedja.


Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues:        Ardian Hajdari

Relator:           Luan Daci

Anëtarë:          Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.