Ditën e mërkurë, më datë 03.11.2021, ora 10:00, do të gjykohet në dhomë këshillimi çështja (JR) nr.2/2020, datë 09.01.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ndini Tavani kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 199, datë 11.10.2019.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesuese: Ina Rama
Relatore: Albana Shtylla
Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Sokol Çomo
Seanca në dhomë këshillimi do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.