Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, më datë 15.07.2021, është regjistruar çështja JD nr. 8/2021, me kërkues Hasan Roqi dhe me object:

1. Konstatimin e pavlefshmërisë absolute të vendimit nr.949/8 datë 31.05.2021 të Zyrës së Inspektorit të Lartë të Drejtësisë, në lidhje me magjistratët : D. M. (prokuror në SPAK); S. B. (gjyqtar në Gjykatën e Lartë); S. D. (gjyqtar në Gjykatën e Posacme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar); Dh. L ( gjyqtar në Gjykatën e Posacme të Apelit Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organiznar) lëne në fuqi, pa vendim njoftimi, nga Antarët Komisionit Disiplinor të Këshillit të Lartë Gjyqësor, lënë në fuqi nga vendimi Nr.9 datë 15.09.2021, i Komisionit te Përkohshem të Shqyrtimit të Ankesave në Këshillin e Lartë të Prokurorisë, në kuadër të përkrahjes së pandëshkueshmërisë, mungesës së transparencës, ndikimit politik dhe korrupsionit, si vendime, në cënim të drejtëpërdrejtë dhe në mënyrën më arbitrare të Konventës Evropiane e të Drejtave të Njeriut, Legjislacionit të Gjykatës Ndërkombëtare të Krimeve në Hage,  Kushtetutës së RSH, Ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë”, Kodit të Procedurës Civile, Kodit te Procedurës Penale, Kodit Penal, ligjet e veçanta, Ligji Nr.115/2016 “Për organet e qeverisjes së drejtësisë”, ligjit Nr. 84/2016 “Për rivlerësimin kalimtar të gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë”, Ligjit 96/2016 “Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në Republikën e Shqipërisë, Vendime të Gjykatës Kushtetuese, Interesave ligjore, shëndetsore, morale e financiare të kërkuesit dhe familjarëve të tij.

  1. Vendosja para përgjegjësisë disiplinore, civile, penale, administrative, të subjekteve të interesuara, të Antarëve të Komisionit të Disiplines ne KLGJ, Antarëve të Komisionit të Përkohshëm të Shqyrtimit të Ankesave në KLP, mbrojtës të veprimtarisë së paligjshme antikushtetuese të magjistratëve: D. M.; S. B., S. D., Dh. L., duke dhënë masa disiplinore edhe për këta magjistratë. Ndalimi si masë disiplinore për llogari të viktimës kërkuese dhe familjarëve të tij nga tre paga mujore nga pagat e antarëve të Komisionit të Disiplinës në KLGJ dhe antarëve të Komisionit të Përkohshëm të shqyrtimit të Ankesave në KLP.
  2. Dhënia e garancisë proceduriale nga Komisioni i Posaçëm i Apelimit, në mbrojtje të ekzekutimit të të drejtave që rrjedhin nga vendimi 76 datë 08.11.2000 i Gjykatës Kushtetuesedhe ligjit të veçantë, pikës 9 gërma ç të Udhëzimit të KM, Nr.3 datë 21.06.1993, për zbatimin e ligjit Nr.7698 date 15.04.1993 “Për kthimin dhe kompesimin e pronave ish pronarëve” duke urdhëruar ekzekutimin e vendimit të saj Nr.76/2000, regjistrimin në Kadastër të pjesës reale 37% të familjes Roqi përfshirë 205m2 truall dhe rivendosur në posedim të pronës. Për shkak të zgjatjes së këtij afati të mos ekzekutimit të vendimit 76/2000 nga data 08.11.2000, si pjesë e procesit gjyqësor, të paguhet dëmshpërblimi 100 000 lekë për çdo vit vonesë në ekzekutim, nga ana e Gjykatës Kushtetuese.
  3. Shpërblimi i dëmit financiar material dhe moralpër 117 muaj nga dita e nxjerrjes me dhunë kriminale shtetërore nga posedimi i ligjshëm i pronës, në shkelje flagrante të ligjit dhe vendimit 76/2000 të Gjykatës Kushtetuese, nga strukturat plaçkitëse në pushtet e gjykatë në shumën 70.200 euro për demin material dhe 60.000 euro, Për dëmin moral 10.000 euro për secilin nga 6 antarët e familjes Roqi të plaçkitur e dhunuar nga banda kriminale në pushtet.Rikonstruksioni i banesës së shkatërruar me urdhër të pushtetit, duke e sjellë në parametrat e mëparshëm: në vlerën 4 000 000 (katërmilion) lekë.
  4. Publikimi në median publiketë pasojave të rënda ripersekutuese, diskriminuese, morale shëndetësore, ekonomike të familjes Roqi, nga banda e strukturuar kriminale në pushtet, administratë, gjykata e SPAK, përkrahur nga Komisioni Disiplinor i Këshillit të Lartë Gjyqësor, si dhe Komisioni i Përkohshëm i Shqyrtimit të Ankesave në Këshillin e Lartë të Prokurorisë. Publikimi i rivendosjes të të drejtave Kushtetuese nga Kolegji i Posaçëm i Apelimit.
  5. Mbrojtja e jetës së familjarëve të familjes Roqi, H. R., L. R., S. R., K. R., nga banda e strukturuar kriminale.”

Në datën 20.10.2021 u hodh shorti për caktimin e relatorit dhe anëtarëve të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Sipas shortit, rezultojnë të jenë anëtarë të Kolegjit të shqyrtimit paraprak:

Gjyqtar: Sokol Çomo

Gjyqtare: Rezarta Schuetz

Relator i çështjes:  Ardian Hajdari