Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.36/2018, datë 04.12.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.61, datë 02.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Gentjan Osmani.

Sot, në datën 07.12.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Natasha Mulaj

Relatore: Ina Rama

Anëtarë: Albana Shtylla, Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz