Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09.11.2021, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 43/2020, datë 30.09.2020 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 273, datë 10.07.2020, që lidhet me subjektin e rivlerësimit Alkelina Gazidedja.
Gjatë konkluzioneve përfundimtare, Komisioneri Publik i qëndroi përgjithësisht shkaqeve të ankimit, si përsa i përket vlerësimit të kriterit të pasurisë, ashtu edhe për kriterin e aftësive profesionale, duke kërkuar ndryshimin e vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 273, datë 10.07.2020 dhe shkarkimin nga detyra të subjektit të rivlerësimit.
Subjekti i rivlerësimit, nëpërmjet përfaqësueses ligjore, parashtroi në mënyrë të detajuar prapësimet mbi shkaqet e ankimit të Komisionerit Publik, duke kërkuar lënien në fuqi të vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 273, datë 10.07.2020.
Pasi dëgjoi konkluzionet përfundimtare të palëve, trupi gjykues u tërhoq për marrjen e vendimit përfundimtar të çështjes, të cilin do ta shpallë më datë 23.11.2021, ora 12:00.
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.