Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 63/2021, datë 02.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Ervin Karanxha kundër vendimit nr. 413, datë 07.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 10.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla