
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 67/2021, datë 09.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Albert Spiro kundër vendimit nr. 419, datë 12.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 15.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Ardian Hajdari
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Sokol Çomo