Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 70/2021, datë 16.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Lindita Sinanaj kundër vendimit nr. 417, datë 08.07.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 22.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Ardian Hajdari, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla