Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 71/2021, datë 17.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Sali Hasa kundër vendimit nr. 433, datë 03.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 22.11.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Albana Shtylla
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz