Njoftim
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 73/2021, datë 24.11.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Izet Dushaj kundër vendimit nr. 451, datë 23.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 03.12.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Natasha Mulaj