Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 78/2021, datë 14.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Manjola Bejleri kundër vendimit nr. 460, datë 20.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 16.12.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Natasha Mulaj
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Albana Shtylla