Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 80/2021, datë 16.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Erion Çelaj kundër vendimit nr. 448, datë 21.09.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 23.12.2021, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz, Albana Shtylla