Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 83/2021, datë 24.12.2021 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Semiramis Hoxholli kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 452, datë 24.09.2021, korrigjuar me vendimin nr. 452/1, datë 02.12.2021.

Sot, në datën 10.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesuese: Albana Shtylla   

Relator: Ardian Hajdari

Anëtarë: Sokol Çomo, Ina Rama, Rezarta Schuetz