
Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 1/2022, datë 05.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Klorinda Çela kundër vendimit nr. 464, datë 28.10.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 12.01.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Ina Rama
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë:Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Albana Shtylla