Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi më datë 24.01.2022, seancën në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 62/2019, datë 12.12.2019, që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, nr. 197, datë 27.09.2019.

Pasi mori në shqyrtim çështjen, bazuar në nenin 51, pika 1, germa “b” e ligjit nr.49/2012 për “Gjykatat Administrative dhe Gjykimin e Mosmarrëveshjeve Administrative”, i ndryshuar, trupi gjykues vendosi shqyrtimin e çështjes në seancë gjyqësore publike, në datën 08.02.2022, ora 10:00.

Gjykimi në seancë publike u vendos me qëllim konstatimin e drejtë të situatës faktike të çështjes në prani të subjektit të rivlerësimit, si dhe thirrjen e një dëshmitari.

Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:

Kryesues: Sokol Çomo

Relatore: Albana Shtylla

Anëtarë: Ardian Hajdari, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.