Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli sot, më datë 07.02.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 59/2019, datë 13.11.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Hysen Keta kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 189, datë 25.07.2019.

Kryesuesi i seancës bëri me dije se trupi gjykues nuk kishte arritur të merrte vendimin përfundimtar të çështjes, i cili ishte planifikuar të shpallej sot, për shkak të pamundësisë së anëtarëve për të marrë pjesë në bisedimet përfundimtare, për arsye objektive.

Në këto rrethana, u vendos shtyrja e seancës gjyqësore për në datën 22 shkurt 2022, ora 10:00.

Seanca publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.