Kolegji i Posaçëm i Apelimit çeli më datë 08.02.2022, ora 10:00, seancën gjyqësore publike të çështjes (JR) 62/2019, datë 12.12.2019 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Dhurata Haveri kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 197, datë 27.09.2019.

Gjatë verifikimit të prezencës së palëve, kryesuesi i seancës bëri me dije se trupi gjykues nuk është i plotë për shkak të pezullimit nga detyra të gjyqtarit Ardian Hajdari, me vendimin nr.13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Për këtë arsye, seanca gjyqësore u shty për në datën 18 shkurt 2022, ora 9.30.

Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.