Më datë 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 14/2020, datë 01.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Anila Guri kundër vendimit 184, datë 19.07.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 14/2020, datë 01.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Mimoza Tasi
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Rezarta Schuetz