Sot, më datë 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 20/2020, datë 17.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit nr. 220, datë 10.12.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Ardian Hajdari është zëvendësuar nga gjyqtare Rezarta Schuetz

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.

Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 20/2020, datë 17.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesues:       Sokol Çomo

Relatore:         Natasha Mulaj

Anëtarë:         Rezarta Schuetz, Ina Rama, Albana Shtylla