Më datë 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar relator në çështjen (JR) nr. 14/2021, datë 30.03.2021 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit 325, datë 14.12.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me subjektin e rivlerësimit Rilinda Selimi.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.
Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për relatorin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 14/2021, datë 30.03.2021, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Rezarta Schuetz
Anëtarë: Albana Shtylla, Natasha Mulaj, Mimoza Tasi