Më datë 08.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar kryesues në çështjen (JR) nr. 3/2022, datë 13.01.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Skënder Damini kundër vendimit 485, datë 14.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.

Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve.

Pas hedhjes së shortit, për caktimin e gjyqtarit anëtar dhe më pas, për kryesuesin, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 3/2022, datë 13.01.2022, do të ketë përbërjen që vijon:

Kryesuese:      Mimoza Tasi

Relator:          Sokol Çomo

Anëtarë:         Natasha Mulaj, Ina Rama, Albana Shtylla