Sot, më datë 21.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Ardian Hajdari, i caktuar anëtar në çështjen (JR) nr. 25/2020, datë 26.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Simon Pashuku kundër vendimit 213, datë 22.11.2019 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pas hedhjes së shortit, gjyqtari Ardian Hajdari është zëvendësuar nga gjyqtare Mimoza Tasi.
Zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 25/2020, datë 26.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Mimoza Tasi, Sokol Çomo