Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr. 11/2022, datë 17.02.2022 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Binas Nina kundër vendimit nr. 489, datë 16.12.2021 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Sot, në datën 24.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.
Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:
Kryesuese: Rezarta Schuetz
Relator: Sokol Çomo
Anëtarë:Natasha Mulaj, Ina Rama, Mimoza Tasi