Në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit është regjistruar çështja (JR) nr.40/2018, datë 18.12.2018 që i përket ankimit të Komisionerit Publik kundër vendimit nr.63, datë 06.08.2018 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që lidhet me procesin e rivlerësimit kalimtar të subjektit të rivlerësimit Arben Dollapaj.

Sot, në datën 20.12.2018, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit, u hodh shorti për caktimin e trupit gjykues, kryesuesin e këtij trupi dhe relatorin e çështjes.

Trupi gjykues i caktuar me short është i përbërë si më poshtë vijon:

Kryesues: Ardian Hajdari

Relator: Luan Daci

Anëtarë: Albana Shtylla Rezarta Schuetz, Sokol Çomo