Sot, më datë 24.02.2022, në Kolegjin e Posaçëm të Apelimit u hodh shorti për zëvendësimin e gjyqtarit Luan Daci dhe gjyqtarit Ardian Hajdari, të caktuar anëtarë në çështjen (JR) nr. 15/2020, datë 02.06.2020 që i përket ankimit të subjektit të rivlerësimit Marsela Balili kundër vendimit 228, datë 17.01.2020 të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit.
Pas hedhjes së shortit, gjyqtarët Luan Daci dhe Ardian Hajdari janë zëvendësuar nga gjyqtaret Rezarta Schuetz dhe Mimoza Tasi.
Zëvendësimi i gjyqtarit Luan Daci është bërë për shkak të shkarkimit të tij nga detyra me vendimin nr. 1 (JD), datë 09.12.2021 të Komisionit Disiplinor të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit dhe zëvendësimi i gjyqtarit Ardian Hajdari është bërë për shkak të pezullimit të tij nga detyra me vendimin nr. 13, datë 07.02.2022 të Mbledhjes së Gjyqtarëve të Kolegjit të Posaçëm të Apelimit.
Përfundimisht, trupi gjykues i çështjes (JR) nr. 15/2020, datë 02.06.2020, do të ketë përbërjen që vijon:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Ina Rama
Anëtarë: Albana Shtylla, Rezarta Schuetz, Mimoza Tasi