Kolegji i Posaçëm i Apelimit njofton se sot, më datë 02.03.2022, pasi u mor në shqyrtim në dhomë këshillimi çështja (JR) nr. 20/2020, datë 17.06.2020, që i përket ankimit të paraqitur nga subjekti i rivlerësimit Fatri Islamaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 220, datë 10.12.2019, bazuar në nenin 51, pika 1, germa “a” e ligjit nr. 49/2012 “Për gjykatat administrative dhe gjykimin e mosmarrëveshjeve administrative”, i ndryshuar, me shumicë votash, u vendos kalimi i çështjes për shqyrtim në seancë gjyqësore publike, ditën e enjte, në datën 17.03.2022, ora 09:00.
Gjykimi në seancë publike u vendos për të konstatuar gjendjen faktike në mënyrë të plotë dhe të saktë përmes debatit gjyqësor, duke marrë prova të reja.
Trupi gjykues për gjykimin e kësaj çështjeje përbëhet nga:
Kryesues: Sokol Çomo
Relatore: Natasha Mulaj
Anëtarë: Albana Shtylla, Ina Rama, Rezarta Schuetz
Seanca gjyqësore publike do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.