Kolegji i Posaçëm i Apelimit zhvilloi sot, më datë 09 janar 2019, ora 10.00 shqyrtimin në dhomë këshillimi të çështjes me numër regjistri (JR) 15/2018, datë 11.09.2018, për ankimin e subjektit të rivlerësimit Artan Lazaj kundër vendimit të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit nr. 34, datë 11.07.2018 dhe vendosi zhvillimin e gjykimit të kësaj çështje në seancë gjyqësore publike me praninë e palëve,  ditën e mërkurë, në datën 23.01.2019, ora 10:00.

Gjykimi në seancë publike u vendos për të debatuar, nëse shkelja e rëndë procedurale e pretenduar nga subjekti i rivlerësimit në ankim, për mosshqyrtimin e kërkesës së tij për përjashtimin e Komisioneres Brunilda Bekteshi nga shqyrtimi i çështjes, nga një tjetër trup gjykues i Komisionit të Pavarur të Kualifikuar, i ndryshëm nga trupi gjykues që ka dhënë vendimin nr. 34, datë 11.07.2018, ka ndikuar ose jo në bazueshmërinë e këtij vendimi.

Seanca do të zhvillohet në ambientet e Kolegjit të Posaçëm të Apelimit, në adresën: Bulevardi “Dëshmorët e Kombit”, nr.3. Tiranë.